PËRVJETORI I 11-TË I AKROPOLIT TË RI NË TROJET SHQIPTARE

Qendra Kulturore & Filozofike “Akropoli i Ri” festoi në muajin Mars 11 vite kontribut në sektorin e Filozofisë, Kulturës dhe Vullnetarizmit. Një mbrëmje ndryshe e cila mblodhi anëtarët e saj nga Tirana si edhe nga degët e Qendrës në Prishtinë, Shkup dhe Vlorë.

Një mbrëmje madhështore, gjatë së cilës anëtarët e Qendrës patën mundësinë të shprehnin talentin e tyre me anë të shfaqjeve teatrale, muzikore dhe koreografike, të cilat në thelb përfaqësonin tre sektorët në bazë të cilave funksionon Qendra Kulturore & Filozofike “Akropoli i Ri”. Nuk mungoi as humori apo vallet tradicionale të cilat i sollën më tepër gjallëri dhe hare kësaj mbrëmjeje. 

Akropoli i Ri, nis kështu një tjetër cikël pas dekadës së parë, një cikël synimi i të cilit është sjellja e një kulture ndryshe në shoqërinë shqiptare, një edukimi ndryshe dhe një filozofie jete, një filozofie praktike.

Ju mirëpresim në aktivitetet e tjera.
Qendra Kulturore & Filozofike 
Akropoli i Ri

  • Postuar më: 21 Mars, 2019