PASTRIMI NË KOMUNITET (VULLNETARIZËM)

Qendra Kulturore & Filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të vullnetarizmit organizoi këtë të Diel, më 16 Qershor, nismën për pastrimin e ambientit ku jetojmë.
Vullnetarët e Qendrës Akropoli i Ri, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, shkuan në një ndër pikat më problematike në kryeqytet, pranë Institutit Bujqësor, në Kamëz.
Një aktivitet i cili nisi në orët e para të mëngjesit nga vullnetaret entuziast e Akropolit të Ri, pati në fokus pastrimin e kësaj zone dhe rrjedhimisht ndërgjegjësimin e banorëve për mbrojtjen e Tokës, duke theksuar kujdesin e vazhdueshëm në lidhje me hedhjen e mbeturinave.
Vullnetarizmi, si një akt solidarizues dhe bujar, është një nga sektorët aktivë të Akropolit të Ri, si një përpjekje për të ndryshuar dhe përmirësuar vendin. 
Ju mirëpresim në aktivitetet e ardhshme.
Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri

  • Postuar më: 20 Qershor, 2019