OFROJMË NGROHTËSI PËR FAMILJET NË NEVOJË

Qendra Filozofike dhe Kulturore Akropoli i Ri, në kuadër të sektorit të Vullnetarizmit, organizoi në fundjavë aktivitetin e fundjavës “Ofrojmë ngrohtësi për familjet në nevojë”.

Në bashkëpunim me Njësinë Administrative nr.14, vullnetarët e Qendrës Akropoli i Ri, organizuan shpërndarjen e ndihmave të mbledhura për gjatë gjithë muajit shkurt, në mënyrë që të lehtësojë sadopak jetën e familjeve të cilat kanë më tepër nevojë.

U realizua shpërndarja e ushqimeve dhe veshjeve të cilat ishin ofruar nga vetë lexuesit dhe dashamirësit e nismave të tilla vullnetare, si një mënyrë për të vetëdijesuar edhe njëherë tjetër shoqërinë ku bëjmë pjesë, se me shumë pak, ne mund të ofrojmë shumë.

“Nuk ka ushtrim më të mirë për zemrën, se sa të shtrish dorën për të ndihmuar sadopak të tjerët” - John Holmes.

Ju presim në aktivitetet e ardhshme!

Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri


  • Postuar më: 06 Mars, 2019