Ofrojmë Ngrohtësi për Familjet në Nevojë

OFROJMË NGROHTËSI PËR FAMILJET NË NEVOJË

“Nuk ka ushtrim më të mirë për zemrën, sesa të shtrish dorën për të ndihmuar sado pak të tjerët.” John Holmes
Qëndra Kulturore dhe Filozofike “Akropoli i Ri” organizon këtë nismë vullnetare për familjet në nevojë, si një mënyrë për të qëndruar pranë tyre në këto ditë të ftohta dimri. Siç mund ta keni vënë re, janë shumë familje, pjesë e shoqërisë tonë, që jetojnë në kushte të vështira jetese.

Ne nuk mundëm të rrimë pasivë para lajmeve që po shohim, apo realitetit me të cilën u përballëm para 1 muaji, kur shpërndamë dhurimet për festat e fundvitit. Për këtë arsye, kësaj rradhe ne synojmë të mbledhim USHQIME dhe BATANIJE/JORGANË, për t’ua ofruar disa familjeve më në nevojë për to.
* Sa familje? Kjo varet nga oferta e secilit prej nesh.
* Çfarë mund të bëjmë? Të mos neglizhojmë: Të ofrojmë sa mundemi, dhe t’a shpërndajmë këtë event sa më shumë.
* Deri kur? Afati për të dorëzuar ofertat tuaja është deri në dt. 22/02/2019 pranë qëndrës tonë.

Adresa: “Akropoli i Ri”, Rr. “Thanas Ziko”, vila 86.
Kontakt: 0698435580

  • Postuar më: 02 Shkurt, 2019