MËSIM I GJUHËS SHQIPE (VULLNETARIZËM)

Qendra Kulturore dhe Filozofike “Akropoli i Ri”, në kuadër të sektorit të Vullnetarizmit, pas përfundimit të zhvillimit të planit disa mujor mbi mësimet e alfabetit të gjuhës shqipe për një grup femrash dhe nënash që nuk kanë pasur mundësinë të edukohen, organizoi të enjten e kaluar një aktivitet festiv gjatë të cilit u bë edhe shpërndarja e certifikatave.

Mësimet janë zhvilluar në ambientet e institucionit QKTE, të cilët me shumë dëshirë kanë shprehur mbështetjen e kësaj nisme vullnetare.

Edukimi na ndihmon të hapim horizonte të reja, por gjithashtu edhe të krijojmë siguri dhe pavarësi në jetën tonë. Synimi ynë ishte që përmes hapave të vegjël, por solidë për të çuar këtë nismë në përfundimin e saj, të mund të mbështesim akoma me shumë këto femra dhe nëna, që në të ardhmen të mund të jenë një shembull ndryshimi për veten, familjen e tyre dhe për gjithë shoqërinë.

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera!
Qendra Kulturore & Filozofike
Akropoli i Ri

  • Postuar më: 13 Korrik, 2019