Mbrëmje lojërash psikologjike

Mbrëmja e Lojërave

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri organizoi këtë të shtunë, 2 dhjetor, Mbrëmjen e

Lojërave Psikologjike, me pjesëmarrës anëtarët më të rinj të Qendrës.

Ky aktivitet ka në fokus ushtrime të ndryshme psikologjike të cilat na ndihmojnë të kuptojmë më

tepër mbi natyrën tonë por edhe të personave afër nesh. Të kuptojmë se si reagojmë përpara të

tjerëve kur vëmendja është te ne, kur humbasim ose fitojmë, sa bashkëpunues jemi dhe sa

tolerantë tregohemi.

Të japim ide të reja, të bëhemi kreativë dhe mbi të gjitha, të transmetojmë pozitivitet në grup.

Aktiviteti i Lojërave Psikologjike, përveçse argëtues, është edhe një mënyrë shumë e mirë për të

marrë mësime dhe për të shkëmbyer eksperienca me njëri-tjetrin.

Ju mirëpresim në aktivitetet e ardhshme!

Qendra Kulturore & Filozofike

Akropoli i Ri

#akropoliiri #filozofi #kulturë #vullnetarizëm #mbrëmjelojërash

  • Postuar më: 13 Dhjetor, 2017