MBRËMJE LOJËRASH

Qendra Kulturore & Filozofike “Akropoli i Ri”, në kuadër të sektorit të Kulturës dhe Filozofisë, organizoi këtë fundjavë aktivitetin e mbrëmjes së lojërave.

Kjo mbrëmje u organizua me pjesëmarrës anëtarë të kësaj Qendre, të cilët u përfshinë në lojëra të ndryshme si individuale ashtu edhe në grup, duke krijuar një atmosferë përveçse argëtuese, edhe shumë frytdhënëse për sa i përket imagjinatës dhe fantazisë për të krijuar.

Si të bashkëpunojmë në grup? Si të përshtatemi me njerëz të natyrave të ndryshme? Si reagojmë kur jemi në qendër të vëmendjes? Apo si reagojmë kur fitojmë ose humbasim? 

Këto reagime psikologjike që shfaqim na ndihmojmë të kuptojmë më shumë rreth vetes sonë.

Të kuptojmë natyrat e ndryshme nga e jona e bën më të bukur mjedisin ku ndërveprojmë.

Ju presim në aktivitetet e ardhshme!

Qendra Kulturore & Filozofike
“Akropoli i Ri”

  • Postuar më: 15 Janar, 2019