MBRËMJE LOJËRASH

Qendra Kulturore dhe Filozofike "Akropoli i Ri" organizoi këtë fundjavë "Mbrëmje Lojërash".

Ky aktivitet me lojërat e larmishme solli entuziazëm, të qeshura dhe argëtim duke krijuar kështu kujtime të bukura. Aktivitetet sollën bashkëpunimin në grupe dhe bënë që të përfshiheshim duke humbur sensin e kohës.

Përveç argëtimit secili zbuloi tek vetja aftësi pozitive si bashkëpunimi në grup, vëmendja, përqendrimi dhe dëshira e mirë.

Për më tepër kuptuam se fëmija brenda nesh ekziston ende dhe se mund të mësojmë shumë prej tij.

Ju presim në aktivitetet e ardhshme!
Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri

  • Postuar më: 28 Tetor, 2019