Mbrëmje akustike nga Grupi Muzikor @Tirana Rock

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në bazë të sektorit të Kulturës, organizoi gjatë muajit Nëntor një tjetër Mbrëmje Akustike në një nga lokalet më në zë të Tiranës, Tirana Rock.

Kjo mbrëmje u realizua nga Grupi Muzikor i Akropolit të Ri, i cili vazhdon sjell risi në fushën e muzikës. Mbrëmja kishte këngë shqiptare dhe të huaja të sjella tek publiku nga pesë vokalistët e Grupit Muzikor. 

Në bashkëpunim me Tirana Rock Bar, Grupi Muzikor mblodhi dashamirësit e muzikës live të shijonin tingujt e muzikës së vërtetë, të performuar nga të rinj të talentuar të këtij grupi. 

Muzika ka gjuhë universale dhe i flet të gjithëve duke shembur çfarëdolloj barriere. 

Ju presim në aktivitetet e ardhshme!

Qendra Kulturore dhe Filozofike,
Akropoli i Ri

  • Postuar më: 27 Nëntor, 2018