MBRËMJE AKUSTIKE NGA GRUPI MUZIKOR

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në bazë të sektorit të Kulturës, organizoi gjatë muajit Gusht një Mbrëmje Akustike në një nga lokalet rinore të Tiranës.
Kjo mbrëmje u realizua nga Grupi Muzikor i Akropolit të Ri, i cili vazhdon sjell risi në fushën e muzikës.

Në bashkëpunim me Ballkoni Rock Bar, Grupi Muzikor mblodhi dashamirësit e muzikës live të shijonin tingujt e muzikës së vërtetë, të performuar nga të rinj të talentuar të këtij grupi.

Gjatë gjithë mbrëmjes, u risollën në skenë disa nga hitet më të njohura botërore, por edhe këngë të reja të realizuara nga vetë Grupi Muzikor.

Ju presim në aktivitetet e ardhshme!
Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri

  • Postuar më: 10 Shtator, 2018