KLUBI I LIBRIT XXIV - Princi i vogël

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të sektorit të Filozofisë, organizoi më datë 16 Shtator, Klubin e Librit 24. Në këtë takim u analizua vepra “Princi i Vogël”, nga autori Antoine de Saint-Exupèry.
Klubi i librit u nda në tre pjesë zhvilluese: 
-Prezantimi mbi simbolikat e librit.
-Disa këshilla mbi mënyrën se si mund ta vëmë librin në praktikë.
-Bisedë rreth tematikave të librit. 
Princi i vogël na fton të bëjmë një rrugëtim dhe të shkojmë të takojmë edhe ne princin, fëmijën brendësor që kemi brenda vetes. Princi i vogël, me ndihmën e dhelprës dhe trëndafilit, që i japin atij mençurinë, idenë mbi çfarë është dhe nuk është e rëndësishme, fillon dhe bën pyetjet që gjithmonë kanë qenë më mendjen e të rriturve, por edhe ato që kurrë më parë nuk janë pyetur.
Ju mirëpresim në aktivitete të tjera, 
Qendra Kulturore & Filozofike 
Akropoli i Ri 

  • Postuar më: 19 Shtator, 2018