KLUBI I LIBRIT “AKROPOLI I RI” 29

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të sektorit të Filozofisë, organizoi më datë 10 Mars, Klubin e Librit 29. Në këtë takim u analizua vepra “Kura e Shopenhauerit”, nga autori Irvin D. Yalom.

“Kura e Shopenhauerit” është një nga kryeveprat e psikanalistit amerikan Irvin D. Yalom. Në këtë vepër tregohet historia e një psikoterapeuti, Xhulius Hertzfeld, i cili kur përballet me sëmundjen e tij dhe kupton se i ka mbetur edhe një vit jetë, vendos të rishqyrtojë të gjithë jetën dhe punën e tij. I bazuar tek një histori e krijuar, por e bazuar në filozofinë e Shopenhauer, kjo histori na mëson të shohim jetën dhe vdekjen si dy anë të së njejtës monedhë. Përmes udhëtimit në vepër mësuam se çfarë do të thotë të njohësh veten dhe të thellohemi në koncepte si liria, tejkalimi i vetvetes, dinjiteti dhe bashkimi i mendjes me zemrën.

Gjithashtu gjatë këtij takimi të Klubit të Librit u finalizua dhe rezultati i nismës më të re të ndërmarrë nga Qendra Kulturore & Filozofike Akropoli i Ri “V-LOGU Filozofik”, ku u ndanë çmimet e dy prej fituesve të këtij konkursi.

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera.

Qendra Kulturore & Filozofike


  • Postuar më: 15 Mars, 2019