Klubi i Librit "Akropoli i Ri" 19

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, organizoi të dielën e 18 shkurtit, Klubin e Librit të 19-të. Këtë herë u analizua vepra e famshme ‘’Një kënaqësi e vetmuar’’shkruar nga autori Albert Kamy, cilësuar si një ndër veprat e cila përmban idetë më origjinale të autorit mbi Artin dhe Njeriun.

Aktiviteti u prezantua nga drejtues të Qendrës Akropoli i Ri, të cilët prekën pika kyçe të veprës duke analizuar disa prej ideve më kryesore dhe më bashkëkohore që parashtron Kamy. Megjithëse ishte themelues i një rryme letraro-filozofike të quajtur ‘’absurd’’, Kamy na transmeton me anë të kësaj vepre se Arti nuk është një kënaqësi e vetmuar, por një mënyrë për të prekur sa më shumë njerëz duke u paraqitur atyre një imazh të vuajtjeve dhe gëzimeve të përbashkëta.

Prezantimi gjatë Klubit të Librit pati në fokus krahasimin e koncepteve të ndryshme të Artit me idetë e autorit, i cili thekson se në ditët e sotme përballemi me artistë të cilët duan të dallojnë nga pjesa tjetër e shoqërisë, por përfundojnë duke imituar njëri-tjetrin dhe duke humbur individualitetin.

Pas prezantimit, të ftuarit u mblodhën në një bisedë të hapur me prezantuesit e këtij aktiviteti si edhe me Drejtuesin e Qendrës Akropoli i Ri.

Ju presim në aktivitetet e ardhshme!

Qendra Kulturore dhe Filozofike

Akropoli i Ri

#filozofi #kulturë #vullnetarizëm #akropoliri #klubilibrit

  • Postuar më: 13 Mars, 2018