KLUBI I LIBRIT 33 "AKROPOLI I RI" (KULTURË)

Qendra Kulturore dhe Filozofike "Akropoli i Ri" organizoi këtë fundjavë Klubin e Librit 33. Në këtë prezantim u analizua vepra "Fuqia e Mitit" nga autori Joseph Campbell.

Gjatë diskutimit u fol për mënyrën se si konsiderohet miti, funksionet dhe simbolizmat. U fol për rëndësinë e mitit në jetën tonë dhe ndikimin në botën e jashtme dhe të brendshme.

"Ne jemi kaq të angazhuar në bërjen e gjërave për të arritur qëllime me vlerë të jashtme, saqë harrojmë vlerën e brendshme, atë vlerë që lidhet me të qenit vërtet i gjallë."

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera,
Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri


  • Postuar më: 25 Shtator, 2019