KLUBI I LIBRIT 32 “AKROPOLI I RI” (FILOZOFI, KULTURË)

Qendra Kulturore dhe Filozofike “Akropoli i Ri”, në kuadër të sektorit të Filozofisë dhe Kulturës, organizoi këtë fundjavë Klubin e Librit 32. Në këtë takim u analizua vepra "Fuqia e Shprehisë", nga autori Charles Duhigg.
Charles Duhigg është një gazetar amerikan dhe autor që ka fituar çmimin Pulitzer dhe në veprën e tij na shpjegon në bazë të zbulimeve shkencore se përse ekzistojnë shprehitë dhe se si mund të
ndryshohen ato.
Vepra na fton të udhëtojmë në një ambient filozofik dhe psikologjik ku mund të shqyrtojmë më mirë njeriun dhe shprehitë që shoqërojnë jetën e tij. Përmes këtij udhëtimi kemi mundësinë të mësojmë se çfarë do të thotë të zbulosh potencialin tënd, fuqinë tënde të brendshme dhe ta kanalizosh në botën ku jeton, me qëllim përmirësimin e kësaj të fundit.
Ju mirëpresim në aktivitete të tjera.
Qendra Kulturore & Filozofike
Akropoli i Ri

  • Postuar më: 25 Qershor, 2019