KLUBI I LIBRIT 31 “AKROPOLI I RI” (FILOZOFI)

Qendra Kulturore dhe Filozofike “Akropoli i Ri”, në kuadër të sektorit të Filozofisë dhe Kulturës, organizoi këtë fundjavë Klubin e Librit 31. Në këtë takim u analizua vepra “Tragjedia, Teatri i Mistereve”, nga autori Jorge Ángel Livraga Rizzi.

Libri trajton teatrin e Greqisë se lashtë dhe rolin që ai kishte në edukimin e qytetarit, pasi qytetërimi Klasik Grek është i pari Qytetërim ku këto shfaqje fitojnë një rol popullarizues, me formën zyrtare të TRAGJEDISË. Ishte pikërisht Teatri, guri i parë i urës që do të bashkonte Dijet ezoterike të Mistereve me popullin, në një përpjekje për lartësimin shpirtëror.
Shkrimtari, njohës i thellë i Ezoterizmit tradicional, na fut në botën e kësaj aventure të mrekullueshme, duke na zbuluar simbolikat brendësore, thellësitë psikologjike dhe filozofike të këtij Teatri Misterioz.

Vepra na fton të udhëtojmë në një ambient filozofik ku mund të shqyrtojmë më mirë njeriun dhe dilemat që shoqërojnë jetën e tij. Përmes këtij udhëtimi kemi mundësinë të mësojmë se çfarë do të thotë teatër i mistereve, kuptimin metafizik të tij dhe procesin alkimik që teatri i mistereve ofronte te qenia njerëzore.

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera
Qendra Kulturore & Filozofike
“Akropoli i Ri”


  • Postuar më: 22 Maj, 2019