KLUBI I LIBRIT 29 “AKROPOLI I RI”

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të sektorit të Filozofisë, organizon më datë 10 Mars, në orën 19:00, Klubin e Librit 29. Në këtë takim do të analizohet vepra 

“Kura e Shopenhauerit”, nga autori Irvin D. Yalom.“Kura e Shopenhauerit” është një nga kryeveprat e psikanalistit amerikan Irvin D. Yalom. Në këtë vepër tregohet historia e një psikoterapeuti, Xhulius Hertzfeld, i cili kur përballet me sëmundjen e tij dhe kupton se i ka mbetur edhe një vit jetë, vendos të rishqyrtojë të gjithë jetën dhe punën e tij. Në jetën e tij shfaqet Filipi, një ish-pacient, i cili nuk është shëruar përmes terapisë por përmes thellimit në filozofinë e Shopenhauerit. Miqësia e tyre filozofike arrin t’i përballë këto personazhe me njëri-tjetrin duke i detyruar të mësojnë më shumë mbi veten e tyre. Vepra na fton të udhëtojmë në një ambient filozofik ku mund të shqyrtojmë më mirë njeriun dhe dilemat që shoqërojnë jetën e tij. Përmes këtij udhëtimi kemi mundësinë të mësojmë se çfarë do të thotë të njohësh veten dhe të thellohemi në koncepte si liria, tejkalimi i vetvetes, dinjiteti dhe bashkimi i mendjes me zemrën.

Nëse jeni të interesuar të thelloheni mbi këtë temë mund të paraqiteni pranë Qendrës sonë, ditën e Diel, më datë 10.03.2019 në orën 19:00.

Pjesëmarrja është falas.

Për informacione të mëtejshme na kontaktoni në:
Rr. Thanas Ziko (pranë Vilës Goldi), Vila 86
Cel: 0683846540 / 0692285738
Tel: 044319211 - 042247912
Email: [email protected]

  • Postuar më: 26 Shkurt, 2019