KLUBI I LIBRIT 28 ''AKROPOLI I RI''

Qendra Kulturore dhe Filozofike “Akropoli i Ri”, në kuadër të sektorëve Filozofi dhe Kulturë, organizoi ditën e diel takimin e 28 të Klubit të Librit.

Këtë herë u diskutua mbi veprën e famshme të filozofit dhe shkrimtarit të mirënjohur Thomas More, me titull “Utopia”, botuar për herë të parë në vitin 1516.

Ky takim ftoi pjesëmarrësit në një “udhëtim imagjinar” për një vend ideal dhe siç e quan edhe autori, një dimension utopik. I ndikuar nga Aristoteli, Thomas More mendonte seriozisht për të ardhmen njerëzore të shtetit.

Vepra e More na rrëfen për një ishull në formë gjysmë hëne me 54 qytete të mrekullueshme, ku nuk njihet prona private, nuk pranohen lojërat e fatit dhe mbi të gjitha, qeverisja i takon vetë popullit. I gjithë projekti i Thomas More lidhet me respektimin e së drejtës për të mirën e totalit, si kusht i nevojshëm për një jetë ideale.

“Një hartë e botës që nuk përfshin «Utopinë», nuk vlen as t’i hedhësh sytë, sepse lë jashtë tokën e vetme ku ka zbarkuruar gjithnjë njerëzimi.” – Oscar Wilde

Ju presim në aktivitete e ardhshme!
Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri

  • Postuar më: 12 Shkurt, 2019