KAMPI VEROR AKROPOLI I RI 8

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri Shqipëri, me 4 selitë e saj në Tiranë, Vlorë, Shkup dhe Prishtinë, organizoi për vitin e tetë radhazi Kampin Veror, si një mundësi për të kultivuar vlerat e bashkimit, solidaritetit, tolerancës, përgjegjësisë në mënyrë që të arrihet përmirësimi i vetes dhe përpjekja për të qenë ditë për ditë filozofë.

Ky Kamp u bazua tek tre sektorët tanë: Filozofi - Kulturë - Vullnetarizëm.

Gjatë këtyre ditëve:

• Mësuam të bashkëpunojmë dhe bashkëjetojmë me njëri tjetrin

• Shijuam sporte dhe ushtrime të ndryshme në Natyrë

• Zbuluam fuqitë dhe njohëm më shumë rreth potencialit tonë

• Eksploruam vende të reja

• Kapërcyem kufijtë tanë duke u provuar në gjëra të reja

• Zgjeruam horizontin tonë duke mësuar më shumë mbi veten tonë dhe mbi njerëzit që kemi përreth

Ju presim në aktivitetet e radhës!

Qendra Kulturore dhe Filozofike

Akropoli i Ri


  • Postuar më: 21 Shtator, 2022