HAPJA E SEZONIT MËSIMOR

Qendra Kulturore dhe Filozofike ‘Akropoli i Ri’, dega Tiranë hapi këtë fundjavë sezonin mësimor për këtë vit, pas një vere aktive me nisma vullnetare. 
Ky aktivitet kishte shumë prezantime nga anëtarët e Qendrës, duke përfshirë këtu një teatër nga Grupet Teatrore, këngë nga Grupi Muzikor dhe kërcime nga Grupi i Kërcimit. 
Hapja e sezonit riaktivizon edhe njëherë tre sektorët e veprimit të Akropolit të Ri, filozofinë, kulturën dhe Vullnetarizmin. 
• Filozofia: Kurse Filozofie dhe Psikologjike, Klubet e Librit, Mbrëmje Leximi, etj. 
• Kultura: Grupi Muzikor, Grupi Teatral, Grupi i Kërcimit, Arte Marciale, Tai Chi, etj. 
• Vullnetarizmi: Aktivitete vullnetare si dhurimi i gjakut, përkujdesje për të moshuarit, pastrim komuniteti dhe ndihma për shtresat në nevojë. 
Ju mirëpresim në aktivitetet e ardhshme në këtë sezon të ri. 
Qendra Kulturore & Filozofike
Akropoli i Ri, Tiranë. 

  • Postuar më: 26 Shtator, 2018