FILMOZOFIA VERORE

FILMOZOFIA (KULTURË)

Qendra Kulturore & Filozofike “Akropoli i Ri”, Tiranë organizoi këtë fundjavë mbrëmjen filozofike "Filmozofia Verore". Filmozofia ka si synim gjetjen e kuptimeve filozofike tek filma që kanë tërhequr shikueshmërinë e njerëzve dhe analizën më të thellë të mesazheve që përcjellin. Filmat mund të na mësojnë shumë gjëra, të dimë nga vijmë, kush jemi dhe ku duam të shkojmë, duke u futur kështu në një udhëtim drejt njohjes së vetes tonë.

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera.

Qendra Kulturore & Filozofike “Akropoli i Ri”.

#akropoliiri #kulturë #filozofi #vullnetarizëm



  • Postuar më: 31 Gusht, 2020