FESTA E 8 MARSIT

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të sektorëve Kulturë-Vullnetarizëm, organizoi këtë fundjavë, aktivitetin mbi Festën e 8 Marsit, kushtuar gruas.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Programit ABC që synon mësimin e gjuhës shqipe për gratë analfabete.

Vullnetarët e Qendrës Akropoli i Ri mblodhën të gjitha gratë pjesëmarrëse në këtë program, duke e kthyer këtë ditë në një festë të vërtetë shoqëruar me këngë, kërcime dhe shumë hare.
Gjithashtu, nuk munguan edhe dhurata simbolike për hir të ditës së gruas, si një kujtim nga të gjithë ata që e shohin femrën si një forcë e vërtetë e shoqërisë ku jetojmë.

“Nëse edukon një femër, edukon një komb të tërë!”

Ju presim në aktivitetet e ardhshme!
Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri


  • Postuar më: 20 Mars, 2019