DITA E VERËS (KULTURË)

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të sektorit të Kulturës, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe kompania Telekom, me rastin e Ditës së Verës.
Ky aktivitet, i cili u mbajt për gjatë gjithë ditës së diel, ishte një mundësi për anëtarët e kësaj Qendre, në mënyrë që të promovonin Sektorët kryesorë të Akropolit të Ri, Filozofi-Kulturë.
Kështu, u promovuan botimet më të reja nga kjo Qendër Filozofike si edhe punime të ndryshme artizanale të përgatitura nga vetë anëtarët, si një shprehje e sektorit të Kulturës.
Sigurisht nuk munguan edhe gatime të shumta të përgatitura më shumë dashuri, të cilat u ofruan për të gjithë pjesëmarrësit në këtë ditë plot diell.

Ju presim në aktivitetet e ardhshme!
Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri

  • Postuar më: 25 Mars, 2019