AKTIVITET MBI DITËN BOTËRORE TË SHËNDETIT (VULLNETARIZËM)

Qendra Kulturore & Filozofike “Akropoli i Ri” në kuadër Ditës Botërore të Shëndetit organizoi këtë të shtunë, më datë 6 Prill, në bashkëpunim me Njësinë Administrative nr. 11 një aktivitet me nxënës të Shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori”.

Duke pasur si kryefjalë shëndetin, përgjatë aktivitetit u bisedua mbi mënyrat që mund të ndihmojnë shëndetin tonë, si nëpërmjet posturës së mirë, frymëmarrjes, ushtrimeve për trupin dhe mendjen, etj. Këto këshilla u vendosen në praktikë përmes ushtrimeve lindore të Tai Chi. Në përfundim aktiviteti u mbyll nën notat e Grupit Muzikor, të cilët kënduan pjesë të famshme nga repertori shqiptar dhe i huaj.

Ky aktivitet u zhvillua me qellim vetëdijësimin e rëndësisë së shëndetit tonë, jo vetëm atij fizik por edhe mendor apo emocional, si një mënyrë për të harmonizuar veprimet dhe mendimet tona, ashtu siç na kujtojnë filozofet e lashtë “një mendje e shëndoshë mund të gjendet vetëm në një trup të shëndoshë”.

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera.
Qendra Kulturore & Filozofike “Akropoli i Ri”.


  • Postuar më: 14 Prill, 2019