AKTIVITET ARTISTIK

Qendra Kulturore dhe Filozofike ''Akropoli i Ri'' Tiranë organizoi një Mbrëmje Artistike me fokus promovimin e artit të të rinjve Shqipëtarë. Anëtarët e Qendrës shpalosën artin e tyre për të përcjellë tek njerëzit se si arti ndihmon në edukimin e individit. 

Të rinjtë perfomuan me Skece, Teatër dhe me këngë të ndryshme kryesisht Shqiptare. 

Ndonëse nuk jemi artista profesionistë por Shpirti artistik që ndodhet brënda nesh na ndihmon të nxjerrim anën tonë më të mirë kështu edukojmë një brez dhe përmirësojmë një mentalitet.

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera!
Qendra Kulturore & Filozofike
Akropoli i Ri


    • Postuar më: 27 Nëntor, 2020